Sport

Jose Mourinho: Unë nuk jam arrogant

Trajneri i Manchester United, José Mourinho, është shprehur se ai nuk është “monster”, “arrogant”, sikurse shkruajnë mediat dhe e la te hapur problemin e largimit të legjendës Wayne Rooney në fund te sezonit.

“Besoj se Manchester United nuk mendon se unë jam një monster, ashtu siç më cilësojnë”, ka deklaruar tekniku portugez.

“Në të kundërt, unë mendoj se jam më i mirë nga ajo që ju dëshironi (mediat). Njerëzit janë të kënaqur dhe të nderuar që punojnë me mua. Marrëdhëniet më lojtarët janë të kënaqshme.

Edhe drejtuesit më kanë dhënë mbështetje për zgjatjen e kontratës. Për ketë unë jam i kënaqur”, deklaroi trajneri i ardhur verën e kaluar te Manchester United.

“Për mendimin tim të gjithë janë të kënaqur”, theksoi ai para ndeshjes se “Red Devils” me Bournemouth, takim ky që luhet sot në kuadër të javës së 26-të të Premier Leagues.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close