Dëmet në stadium, reagon Rama: Katërkëmbëshave t’ju ndalohet hyrja dhe të mbyllen pas hekurave
Lajmifundit
/
22 Shkurt 2020, 19:12
Aktualitet
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar me anë të një statusi në facebook për dëmet e shkaktuara në stadiumin kombëtar, Air Albania, nga tifozët e Kukësit dhe Tiranës. Kreu i qeverisë, i cili i ka krahasuar këta tifozë me katërkëmbësha, ku shkruan:
“Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DHUNËS NË SPORT!“.