Isco qetëson tifozët: Nuk iki te Barcelona...!

Sport

Mesfushori spanjoll nuk po gjen hapësira në skuadrën e Zinedine Zidane dhe emri i përmendet shpesh në listën e lojtarëve që mund të largohen nga Real Madridi.

Në një fotografi të postuar nga vetë futbollisti në Instagram, shihet një qese me çipsa që mbajnë ngjyrat e klubit katalanas, gjë që ka shkaktuar shumë debat në mesin e tifozëve madrilen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por për të qetësuar ata, Isco ka vendosur që ta fshijë fotografinë dhe ka shkruar në Twitter, duke bërë me dije se nuk do të shkojë te rivali i përjetshëm i ‘Los Blancos’, transmeton KosovaPress.

“Nuk do të shkoj te Barcelona”, ka shkruar Isco në profilin e tij në Twitter.

“Me këtë fotografi kam dashur të tregoj që do t’i mposhtim ata”. 24-vjeçari po ashtu ka bërë të ditur se as nuk i ka provuar çipsat.

ME TE LEXUARAT