Dritat e “Ford Focus” çojnë në pranga shqiptarin me 30 mijë euro heroinë

Aktualitet

Një shqiptar ndoshta nuk do të ishte arrestuar asnjehere nëse nuk do të ngrinte dyshime tek policia italiane me nje veprim qe do te kthehej ne gabimin e tij fatal.

Patrulla e policisë ishte në detyrë për një kontroll rutinë të territorit në Leçe, kur pikasi një makinë “Ford Focus”, e cila qarkullonte pa drita të ndezura në pjesën e pasme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mediat italiane shkruajnë se policia ka arrestuar 41 vjeçarin shqiptar Elios Faksu. Ajo që u duk në fillim kundravajtje administrative, pak më vonë rezultoi një krim i vërtetë.

Pas ndalimit, Faksu është shfaqur tepër i shqetësuar dhe nervoz, ndërsa kishte pasur edhe procedime të mëparshme.

Pas kontrollit të plotë të bagazhit të makinës, është gjetur një zgavër e formuar në trupin e saj, ku janë gjetur pesë pako heroinë të mbështjellë me celofon, pesha totale e të cilës është 2.6 kg.

Vlera totale e drogës është 30 mijë euro. Makina dhe droga u sekuestrua, ndërsa shqiptari u dërgua në burg.

ME TE LEXUARAT