Amerika alarmon shqiptarët në Maqedoni, çfarë ka ndodhur?

Kosovë&Rajon

Situata në Maqedoni, ka nxitur reagime edhe në Europë e deri në Amerikë. Dhuna që u shkaktua pas zgjedhjes së shqiptarit Talat Xhaferi kryetar i Kuvendit, ka nxitur reagimin edhe të diasporës shqiptare.

Të fundit që kanë reaguar janë edhe shoqatat shqiptaro-amerikane në Çikago, ku sipas tyre shqiptarët duhet të heqin dorë nga “shpëtimi” i Maqedonisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ndonëse kjo gjendje është e paqartë dhe me vijat e eskalimit të ndonjë konflikti ndëretnik,do të kërkojmë nga deputeti i BDI-së,Talat Xhaferi dhe i ,,nominuari,,për krytetar të Kuvendit të Maqedonisë që të ketë kujdes mos të bëhet ,,hero,,i pashpallur dhe në raport me orët e rënda politike dhe të sigurisë,mos të sillet si ushtarak,por le të mendojë të heqë dorë nga ,,detyra,, e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe përderisa nuk sqarohen dhe merren vesh ata pushtetarët maqedonas të përqarë për pushtetin,shqiptarët mos të bëhen viktimë e kohës pa kohë”, thuhet në reagimin për opinion të SHSHA-së në Çikago, shkruan “Bota sot”.

Ja reagimi i plotë:

Gjendja politike dhe e sigurisë në Maqedoni sa vjen e po bëhet e pasigurtë për qytetarët e saj,kështu del me këtë reagim para opinionit SHSHA në Çikago.

Për këtë gjendje kaq të lëkundur drejt shpërbërjes së shtetit,shqiptarët nuk mund të shpallën fajtor kujdestar,thuhet me tej në reagimin nga Çikago,për shtuar se bartësit kryesor të kësaj krize janë dy partitë politike maqedonase me krerët udhëheqës Nikolla Gruevski dhe Zoran Zaev,që për apetitet për karrigen e pushtetit po bëjnë çmos që përmes skandaleve,protestave dhe të shpalljes ,,fajtori i Tiranës,,që të bëjë me Platformën Politike Shqiptare,që në vete përmbanë kriteret e njohura demokratike të ofertës për bashkëpunim(lexo:kaulicion)ndërpartiak dhe avancimi i çështjes shqiptare në Maqedoni përmes aktit më të lartë juridik të Kushtetutës,jo pakicë kombëtare,por pozita e tij shtetformues,thuhet në reagimin e SHSHA-së.

Ndonëse kjo gjendje është e paqartë dhe me vijat e eskalimit të ndonjë konflikti ndëretnik,do të kërkojmë nga deputeti i BDI-së,Talat Xhaferi dhe i ,,nominuari,,për krytetar të Kuvendit të Maqedonisë që të ketë kujdes mos të bëhet ,,hero,,i pashpallur dhe në raport me orët e rënda politike dhe të sigurisë,mos të sillet si ushtarak,por le të mendojë të heqë dorë nga ,,detyra,, e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë dhe përderisa nuk sqarohen dhe merren vesh ata pushtetarët maqedonas të përqarë për pushtetin,shqiptarët mos të bëhen viktimë e kohës pa kohë,thuhet në reagimin për opinion të SHSHA-së në Çikago.

Do të ishte mirë që partitë politike shqiptare në Maqedoni,ndonëse deputeti dr.Ziadin Sela u përgjak në sallën ligjvënës të parlamentit,të heqin dorë nga loja politike Gruevski-Zaev dhe të dalin në pushim të ditës dhe të merren më shumë më çështjen shqiptare çfarë më tutje?

Nëse vazhdon avazi i njohur maqedonas,shqiptarët mos të jenë më viktimë e këtyre skanerëve për ne të njohur dhe,ritheksojmë se në këtë front plolitik BDI e Ali Ahmetit duhe të reflektojë më e matur e kursesi të sillet (mat e çmat)me kohën,ndonëse kjo do të kushtojë shumë çështjes së (pa)zgjidhur shqiptare në Maqedoni.

Kushti i shqiptarëve në këtë rrëmujë politike të pasigurtë,nuk dujet të sillën sikur nuk po ndodh asgjë, kjo po shihet nga qëndrimi i Talat Xhaferit si ,,kryetar,,i Kuvendit të Maqedonisë që më shumë po i shkojnë sytë kah karriga se sa për të bërë bilansin politik për shqiptartët e pambrojtur në çdo situatë që mund të eskalojë në konflikt ndëretnik në Maqedoni,thuhet në fund të reagimit të SHSHA-së në Çikago.

ME TE LEXUARAT