Bënë seks në “Big Brother”, çfarë tha nën zë Fiorentina

Showbiz

Një “Big Brother” me çifte ngriti pritshmëritë e publikut se do të shihnim skena të nxehta dhe shumë seks gjatë këtij edicioni.

Megjithatë, “Big Brother” i ndaloi të gjithëve që të kishin marrëdhënie seksuale në shtëpi, të paktën jo derisa të vendoste vetë produksioni.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithatë, duket se Fiorentina dhe Olsi e kanë shkelur këtë rregull dhe kanë pasur raporte nën vëshgimin e kamerave.

Një video e publikuar gjatë spektaklit tregonte çaste kur çifti kishin bërë seks, e ndonëse nën kuvertë, çifti nuk arriti ta mohonte.

“Big Brother” vendosi t’i nxirrte në televotim çiftin, së bashku me Lupçen dhe Katerinën, por këta të fundit për shkak të sherreve.

Lupçe ka dashur të saktësojë se ai dhe Katerina nuk kanë pasur asnjë raport brenda shtëpisë, e në këtë moment ndërhyn Fiorentina nën zë, e cila i kërkoi Lupçes që ta mbyllte atë bisedë, me shpresë që mos të detyrohej të jepte shpjegime.

ME TE LEXUARAT