Artikulli/ Si arrestohen dhe vriten spiunët e CIA-s në Kinë

Bota

Brenda dy vitesh janë arrestuar apo vrarë 20 “burime” të informacioneve.

Ekspertët thonë se zhdukja e spiunëve të CIA-s në Kinë mund të krahasohet me kohën e Bashkimit Sovjetik.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Gazeta “Neë York Times” (NYT) i referohet në artikullin e saj shumë burimeve nga qeveria e tanishme dhe ajo e kaluar amerikane. Sipas këtyre burimeve, prej vitit 2010 deri në 2012 janë arrestuar rreth 20 bashkëpunëtorë të CIA-s në Kinë. Mendohet se 12 prej tyre janë vrarë. Ndërsa një informant është pushkatuar madje para kolegëve të tij, siç duket, si një lloj paralajmërimi për aktivitetet e tij të spiunimit në favor të SHBA.

Shkatërrimi i rrjetit të spiunëve konsiderohet si një “goditje e rëndë”, për rrjetet e spiunëve të CIA-s në Republikën Popullore të Kinës. Deri në këtë moment sistemi kishte funksionuar jashtëzakonisht mirë.

Burimet e rëndësishme

Thuhet se CIA në vitin 2010 ka arritur të sigurojë burime të rëndësishme të informacioneve përmes qeverisë kineze. Por më pas informacionet janë zvogëluar, ndërsa në fillim të vitit 2011 janë zhdukur personat e parë që punonin për amerikanët.

Pas vrasjeve të disa bashkëpunëtorëve, CIA dhe FBI kanë nisur hetimet, gjatë së cilave janë hetuar të gjithë bashkëpunëtorët e ambasadës amerikane në Pekin. NYT pohon se hetimet në fund janë përqëndruar tek një ish-bashkëpunëtor i CIA-s. Por nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme për arrestimin e tij.

Spiuni brenda CIA-s?

Deri më sot nuk është e qartë se si ishte e mundur që rrjeti i informantëve të shkatërrohet. Hetuesit mendojnë se të dhënat kanë rrjedhur nga një spiun i CIA-s apo si pasojë e futjes së hakerëve në sistemin e komunikimit të shërbimit për kundërzbulim. Kjo është ngjarja më e rëndë në disa dekadat e fundit në këtë segment.

Humbjet mund të krahasohen me ato të kohës së Bashkimit Sovjetik, që kishin ardhur si pasojë e tradhëtisë së dy spiunëve – Aldrich Ames dhe Robert Hanssen, thuhet në raport. Ames, ish-shefi i rrjetit të spiunëve të CIA-s për kundërzbulim në BRSS, si dhe Hanssen, bashkëpunëtor i FBI-së, u kanë dhënë informacione shërbimeve sekrete në Moskë, përmes spiunëve të dyfishtë. Të paktën 10 persona janë varur asokohe, pas zbulimit të aktiviteteve të tyre.

ME TE LEXUARAT