Ja cfarë ndodhi në parkingun e sheshit "Skenderbej" 48 orë pas inagurimit

Aktualitet

LEXO EDHE:

Telekom Albania sjell në Tiranë furnizues për automjetet elektrike

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tirane - Numer i larte parkimesh në Sheshin “Skënderbej” ku në 24 orë, mbi 1000 automjete kanë hyrë dhe kanë dalë në parkimin nëntokësor. Numri i madh i hyrjeve dhe daljeve ka qenë me sa duket shkak për krijimin e radhëve të gjata të automjeteve.

Kapaciteti i parkimit është 300 vende parkimi në të dyja katet e parkingut dhe ajo ka ofron është edhe karikimi falas për makinat elektrike të konsideruara si mjaft miqësore për ambientin.

Hyrja-dalja e vetme për automjetet është në krahë të bankës së Shqipërisë. Këmbësorët kanë 3 daljet, ndërsa personat me aftësi ndryshe mund të përdorin ashensorin.

Çdo drejtues automjeti e merr biletën në hyrje në mënyrë elektronike dhe që në hyrje njihet me vendet e lira në këtë parkim.

Tirana parking, agjencia publike në varësi të bashkisë së Tiranës është menaxhuesja e vetme e këtij parkimit.

Tarifat për orë qëndrim janë:

0-3 orë pagesa është 200 lekë

3-8 orë 500 lekë

8-12 orë 800 lekë

12-24 orë 500 lekë

Për drejtuesit e automjeteve parkimi në qendër të Tiranës është nevojë dhe siguri për makinat e tyre.

Drejtues: I sigurt, brenda. Makinën nuk e luajnë.

-Mbarova punë këtu në bankë dhe kishte shumë lehtësi.

Në parkimin nëntokësor ndodhen 10 tualete publike, dhe një hapësirë që do ti dedikohet panaireve ku do të ekspozohen prodhimet e biznesit, citon oranews.

ME TE LEXUARAT