Big Brother

Curri “degjeneron” live banoren e larguar nga “Big Brother”: Ti mund të shkosh me shefin…

Ambra një nga pjesëmarrëset e këtij edicioni në “Big Brother” u eliminua mbrëmë duke humbur mundësinë të jetë fituese e çmimit të madh.

E ftuar sot në “Fan Club” me Olti Currin dhe Albana Osmanin ka foluur sërish në lidhje me Elsamedin dhe marrëdhënien mes tyre.

Olti e ka ngacmuar në lidhje me ftesën që i ka bërë Fiorentina për të fjetur në një shtrat me të dhe Olsin, sakaq i thotë se e kanë përdorur.

Ambra shprehet se Fiori po bënte shaka, ndërsa Olti ngul këmbë duke i thëne se është cënuar dinjiteti i saj.

“Nuk e ndjen veten pak të ofenduar, fakti që janë marrë me ty të kanë përdorur si bibë”, tha Olti.

Teksa e pyet për marrëdhënien me Elsamedin ambra shprehet se ka qenë ai që ja ka ofruar të hyjnë në “Big Brother”. “Pranova edhe pse nuk kisha ndjenja për të”, tha Ambra.

“Ti je nga ato vajza që për një vend pune bie dakort të shkosh me shefin, pronarin”, e pyet Olti.

Ndërsa përgjigja e Ambrës ishte se pranoi propozimin e Elsamedit sepse kishte dëshirë të futej në “Big Brother”.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close