Tmerri në qiell, mbi 20 persona të plagosur në avion

Bota

Mbi 20 persona mbetën të plagosur gjatë fluturimit të avionit ” MU774″ nga Parisi për në Kunming, kryeqyteti i provincën jugperëndimore të Kinës, Yunnan. Plagosja në qiell erdhi për shkak të turbulencave të ajrit.

Pas incidentit, aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në Kunming, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës, Xinhua.

Asnjë nga pasagjerët nuk mori dëmtime të rrezikshme për jetën, tha Spitali në deklaratë. Të paktën 12 persona janë shtruar në spital, me lëndime, duke përfshirë thyerje, plagë dhe lëndime në kokë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Transportuesi ajror, në një deklaratë të lëshuar, tha se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë përjetuan siklet”.

Kompania ka lëshuar një deklaratë duke pranuar se avioni “hasi papritmas turbullira” dhe “disa pasagjerë në aeroplan përjetuan siklet.”

Ky incident vjen ndërkohë që rreth një javë më parë një avion i “China Eastern Airline”, i nisur për në Shanghai u kthye në Sidnei për shkak të një vrime të madhe në një pjesë të motorit të majtë.

ME TE LEXUARAT