Olsi dhe Fiorentina zihen në emision, s'do ta besoni kush është "molla e sherrit"

Showbiz

Olsi dhe Fiorentina kanë qenë dy nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother. Kushdo që e ka ndjekur këtë reality show këtë vit besojmë se nuk i ka shpëtuar xhelozia e Fiorentinës dhe ngacmimet e Olsit me vajzat e tjera të shtëpisë.

Mendoni se situata pas përfundimit të lojës ka ndryshuar? Epo në fakt gjithçka vazhdon të jetë si më parë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dy ish-banorët kanë qenë të ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të dy gazetareve Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu. Një nga momentet kulminante dhe më të nxehta në emision ka qenë kur Olsi ka marrë Ambrën në telefon dhe e ka ftuar për kafe. Fiorentina e ka dëgjuar bisedën dhe duket se nuk ka reaguar mirë lidhur me këtë veprim të të dashurit të saj. Ambra ka qenë një nga vajzat për të cilat Fiorentina bëhej shumë xheloze në Big Brother./Blitz/

ME TE LEXUARAT