LAJMI I FUNDIT - Korçë, polici vret veten me armën e shërbimit në qendrën e votimit

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qarkun e Korçës, ku një polic ka vrarë veten në një qendër votimi.

Bëhet fjalë për qendrën e votimit të fshatit Dishnicë në Korçë dhe raportohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të qendrës së votimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti i policit, i cili ka vrarë veten me armën e shërbimit, me pistoletë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ora 00.15. Viktima është shtetasi Ameli Vila, i datëlindjes 967 nga fshati Zboq.

Polici ka vrarë veten gjatë kohës që ishte në shërbim dhe dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur./lajmifundit.al

Deklarata e policise:Informacion paraprak:

Më datë 24.06.2017, jemi njoftuar se në fshatin Dishnicë, në ambjentet e jashtme të shkollës 9-vjeçare, dyshohet se ka vrarë veten me armën e shërbimit, punonjësi i policisë A.V, 50 vjeç, banues në Maliq, i caktuar me detyrë për ruajtjen e këtij objekti zgjedhor QV.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT