Lajmi i fundit

Humbja e thellë në zgjedhje, Lulzim Basha: Gjëja më e lehtë për mua, të iki, por…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka dalë para medias në lidhje me rezultatin e humbjes së thellë në zgjedhje.
Ai ka njoftuar se nuk dorëhiqet por ka ngrirë gjitha funksionet e veta si kryetar për të shkuar në një proces zgjedhjesh brenda PD-së për kryetarin e ri të Partisë.

Pjese nga fjala e Bashes:
U jam mirënjohës të gjithë shqiptarëve që na votuan dhe që besuan tek projekti im.

Projekti im lindi me qytetarët, i kam në mendje nga veriu në jug. Kam biseduar me ta kur ishin të braktisur nga qeveria.

Në zgjedhjet e 25 qershorit dicka tjetër ndodhi. Megjithë përpjekjet që bëmë me dekriminalizimin, me betejën e drogës, edhe pse i hoqëm Edi Ramës duke i hequr gjysmën e qeverisë.

Blerja e votës u bë masivisht, duke zëvendësuar debatin për alternativën me shukun e parave.

Votat u blenë me para të pista droge dhe korrupsioni qeveritar. Kjo ishte garë ku nuk kam ndërmend të konkuroj me të njëjtat mjete.

Ne morëm një rezultat zhgënjyes, por edhe pse shumë shqiptarë kanë qenë nën ofertë për ta shitur vlerën, mëse 450 mijë shqiptarë qëndruan e refuzuan të shiten.

Ata janë frymëzim për mua, që mos ta ndalim projektin tonë por të ecim përpara.

është e qartë se krimi e bandat kanë vetëm një pengesë, dhe unë e PD nuk jemi vetëm.

Nuk fusim në një thes të majtët që mbështesin partitë e tyre. Por ata janë të mashtruar, pasi mandatet për mazhorancën nuk kanë dalë prej tyre por nga korridoret e pushtetit.

Shitja e votës mund ta mbajë një parti në pushtet por një komb e ndan njëherë e mirë nga civilizimi.

Ne këtë nuk do ta lejojmë. Qoftë edhe vetëm për këtë ia vlen të luftosh deri në fund.

Marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin. Shqiptarët meritojnë një bilanc të vërtetë mes atyre që punuan për fitoren e PD dhe atyre që u ngritën kundër sapo humbën karrigen.

Për këtë arësye, kam vendosur të ngrij funksionet e mia si kryetar i PD, dhe tua elegoj dy nënkryetarëve për organizimin e garës për kreun e PD, sipas parimit një anëtar një votë.

Projektin tim do ta vlerësojnë demokratët në një debat të hapur e të ndershëm. Gjëja më e lehtë për mua do ishte të largohem. Por unë e di se cfarë ka ndodhur me votën e shqiptarëve dhe jam i gatshëm të luftoj bashkë me ta.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

3 komente

  1. Po u fsheh shkaku,ashtu sic u tha nga z.Basha PD kurre nuk ringrihet perkunder do e pasoi disfatat.

  2. te simpatizoja por fillova te ndej neveri kur fillove te shaje dhe vetem te shaje pa fund pa fund , kudo, ne te gjithe evropen ne te gjitha ambasadat, droga krimi droga krimi qeveri droge e krimi bashke. O Lul , populli thote, HALLET E SHTEPISE NUK NXIRREN NE PAZAR, por per ty interesi me i madh ishte te bllokohen negociatat per ne BE qe demek mos te jete merita e kesaj qeverie, ndaj vetem bridhje kudo duke share. O Lul interesat e kombit jane te parat, ( BE ESHTE E VETMJA ZGJIDHJE PER SHQIPERINE ) sepse as ti dhe as Rama skeni cfare i beni me shqiperise ( JENI VETEM PER VETE ) prandaj me ate politike qe beje neper bote kishe interesat personale mbi ato te kombit, pastaj edhe Zhozefina , Majlinda , BODJA , Patozi apo edhe te tjere kane dhene shume per PDne , nuk flaken si lecka, u morre me njerez te ulet si ristanat noka e ndoka, strazimir e kaubojsa etj etj , te kundeshtuan per nje kauz dhe ti prap te kauza e tyre perfundove, mos vazhdo te merresh duke thene na blene votat , votat edhe blihen po blihen 5 edhe jo 5000, prano humjen prano gabimet edhe shtro kurrizin, PDja DUHET TE JETE SE SBEN NJE PARTI E FORTE, JO SI PO E KATANDIS TI , NJELLOJ ME LSIne ,

  3. erdhe ne pd aksidentalisht po keshtu do dalesh.je nje idiot e i pa bese.te tregoj perse.se pari-largove njerzit me kontributin me te madh e me aktivet ne pd .se dyti-i pa bese -i ber listat e i dorezove ne 12 te nates.nuk i tregove me perpara qe te rregjistroheshin si te pa varur.topalli ne shkoder e fiton nje mandat perbadhe cdo kujt.pra pd(se ti je dashnorja e rames)humbi nje mandat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close