Kurseni MB, njihuni me aplikacionin ‘’hero’’ të lançuar nga Google sot

Teknologji

Ditën e sotme, Google, lançoi një aplikacion të ri me të cilin përdoruesit mund të kontrollojnë se cilat aplikacione mund të përdorin internetin celular.

Aplikacioni i quajtur Triangle do të jetë shumë i dobishëm sidomos për ata përdorues të cilët kanë pako me internet të kufizuar. Thjesht hapni Triangle dhe aprovoni lejet e nevojshme për mirëfunksionimin e saj. Më pas do të keni akses në mjetet të monitorimit dhe kufizimit të sasisë së të dhënave mobile edhe nëse keni të hapur 2G, 3G dhe 4G-në.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Triangle do të kujdeset edhe sikur ju të harroni që po punoni me internetin celular, duke u shpëtuar ato MB të çmuara.

Aplikacioni është i disponueshëm në Play Store por mund ta shkarkoni si një APK për ta instaluar manualisht, njofton PCË.

ME TE LEXUARAT