Pengmarrja ne Kamez/ Zbardhen te tjera detaje, vellezerit e 49-vjeçarit...

Aktualitet
Pengmarrja ne Kamez/ Zbardhen te tjera detaje, vellezerit e

Kamëz, policia nuk ka mundur të gjejë asnjë gjurmë të tij. Me thellimin e hetimeve është hedhur poshtë pista paraprake e hetimit për një konflikt të çastit.

Polica është orientuar te konfliktet që 49-vjeçari mund të ketë pasur në Greqi ose dhe te rekordet kriminale të vëllezërve, të cilët vuajnë dënimin për drogë në Angli.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’iu bëjnë vëllezërve të Prengës, që ndodhen në burg në Angli. Kjo dhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamëz, në rrugën “New York”, teksa shkonte të kujdesej për to.

News 24 shkoi pranë shtëpisë së 49-vjeçarit, në Bathore, por familjarët e tij refuzuan të flasin për kamerat. Një fqinje, e cila nuk do të identifikohet, tregon se familjes i është bërë presion që lajmi të mos bëhet shumë mediatik.

Një tjetër fqinj i 49-vjeçarit, i cili e njeh atë prej 20 vitesh, nuk gjen dot shpjegim për ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, Prenga ishte njeri i mirë dhe pa probleme.

Në polici, familjarët e 49-vjeçarit, baba i 3 fëmijëve, nuk iu kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me konfliktet që ai mund të ketë pasur gjatë punës së tij si emigrant në Greqi apo ndonjë dyshim për konflikte që kanë shkak rekordet kriminale të vëllezërve të dënuar për trafik droge në Angli.

vjeçari Jak Prenga u mor peng mesditën e së premtes në Kamëz nga 2 persona të pa identifikuar, të cilët lëviznin me një makinë Range Rover të bardhë. Polica nëpërmjet kamerave të sigurisë gjurmoi lëvizjet e tyre deri në hyrje të Fushë-krujës./BW<

ME TE LEXUARAT