Zhdukja e biznesmenit vlonjat, flet i biri dhe babai i ndihmësit të tij

Aktualitet

Zbrdhen detaje të reja nga familjarët e biznesmenit nga Vlora Adriano Jaho 52 vjeç dhe ndihmësit të tij Ariseld Maze 28 vjeç, të cilët kishin dalë në bregdetin e Durrësit për të provuar skafin në det, por prej datës 4 korrik rezultojnë të zhdukur.

Në një prononcim për ‘News24’, djali i biznesmenit thotë se ka ardhur nga Italia pasi mësoi zhdukjen e të atit. Djali i 52-vjeçarit tregon bisedën e fundit të babait te tij me një mik, vetëm disa çaste para zhdukjes misterioze, ku ka kërkuar ndihmw pasi skafi po fuste ujë. Sipas tij, ata nuk kanë qenë më larg se 2-3 milje larg bregdetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Unë kam qenë në Itali, më ka marrë mamaja në telefon dhe më tha mamaja që babai ka dalë me skaf nga Durrësi dhe nuk është kthyer më. Vëllai ka bërë denoncim në polici dy ditë pas zhdukjes së babait.

Ai ka qenë për të provuar një skaf që e kishte të tijën. E ka nxjerrë nga servisi dhe kanë lënë hapur dy tapat që nxjerr ujin mjeti.

Dhe kishte ikur për të nxjerrë ujin. Ai natën e fundit që është zhdukur ka thënë sillni karrelin se skafi po merr ujë dhe nuk po e nxjerr ujin.

Çunat kanë shkuar pas një ore për të nxjerr karrelin, por më pas nuk janë bërë të gjallë. Ai mund të ketë qenë 2-3 milje larg.

Ai është i apasionuar pas detit dhe të humbë njeri në mes të korrikut anës detit nuk është normale” –tha djali i biznesmenit.

Ndërkohë edhe babai i Ariseld Mazes thotë se djali i kishte thënë se do shkonte në Durrës brenda ditës dhe do kthehej sërish.

“Djali më tha do shkojmë në Durrës dhe do kthehemi brenda ditës. Pasi iku nuk është kthyer më dhe nuk dimë asnjë informacion. Duam të dimë që janë mirë”- tha ai.

ME TE LEXUARAT