Kush janë dy anëtarët e LSI që votuan rritjen e çmimit të ujit

Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Tiranes miratoi pas dy orë diskutimesh këtë të mërkurë, rritjen e çmimit të ujit të pijshëm me 31 vota.

Dy vota ishin të këshilltarëve të LSI, Agim Kraja dhe Genta Mezini, ndërsa 11 këshilltarët e tjerë të kësaj force politike nuk morën pjesë në mbledhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Agim Kraja, biznesmen, ish-këshilltar i Lëvizjes së Legalitetit deklaroi votën e tij në Këshilli kur theksoi se investimet në ujësjellës ishin të domosdoshme.

Ndërsa Genta Mezini mori pjesë në këtë mbledhje për herë të parë, pasi zuri vendin e kryetares së LRI, Floida Kërpacit e cila u zgjodh deputete në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

ME TE LEXUARAT