Mes 30 qyteteve në botë, Berati zgjidhet i dyti më i bukuri

Soft

Në artikujt tanë ju kemi informuar vazhdimisht mbi qytetet më të bukura në botë, të cilat duhet t’i vizitoni të paktën një herë në jetë, por ndryshe nga sugjerimet e tjera kësaj here duhet ta ktheni busullën nga Shqipëria jonë e bukur, më saktë Berati.

Agjencia japoneze për turizmin “JATA” ka publikuar listën e qyteteve më të bukur në botë ku në vendin e dytë është edhe qyteti i Beratit, i cili është futur në këtë klasifikim për vlerat arkitekturore dhe kulturore që posedon. Duke bërë një përshkrim te Beratit, JATA shkruan: “Mangalemi, qyteti i vjetër i Beratit, shtrihet në brigjet e Osumit dhe është pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në periudhën e mesjetës ishte qytet kufitar i Perandorisë Bizantine, fakt që e dëshmon edhe kalaja e qytetit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtëpitë e ndërtuara njëra mbi tjetrën, që asnjë piktor s’do t’i vendoste dot aq bukur, i kanë dhënë emrin Beratit: “Qytet i një mbi një dritareve”. Rrugicat e këtyre lagjeve janë të shtruara me kalldrëm, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kanë lënë trashëgim brezave më të rinj. Muret e shtëpive janë të ndërtuara me gurë të skalitur ku shkëlqejnë nga bardhësia e gëlqeres.

Ajri i pastër i pishave përreth, gjelbërimi i tyre i përhershëm, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamitë e bukura dhe të lashta në qendër të qytetit, ku ndër më të njohurat janë, Xhamia Mbret (1512) Xhamia e Plumbit (1555), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmud Pasha) në lagjen Murat Celepias, janë dëshmia që qytetarët beratas si gjithë qytetarët e tjerë të Shqipërisë jetojnë në harmoni me njeri-tjetrin pa dallim feje. /living

ME TE LEXUARAT