Trageti i djegur në det mbetet në ujërat shqiptare

Aktualitet

trageti-difektTrageti “Norman Atlantic” vazhdon të qëndrojë në ujrat territoriale shqiptare pas aksidentit qe ndodhi me renien e zjarrit ne te gjate udhetimit ne det drejt Greqise.

Për shkak të kushteve metereologjike, ende nuk është vendosur se ku ai do të ankorohet përfundimisht, në portin e Brindisit, apo në atë të Vlorës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Anija mbahet e lidhur me disa rimarkiatore përmes disa kavove speciale. Një ditë më parë, Gjykata e Vlorës vendosi që të lejojë që trageti të rimorkohet për në Itali, për të vijuar me hetimet që po koordinohen nga prokuroria e Barit.

Mes Italisë e Greqisë ndërkaq janë intensifikuar kontaktet zyrtare për të saktësuar listën e pasagjerëve dhe numrin e të shpëtuarve, shifra për të cilat ka patur konfuzion që prej së dielës kur shpërtheu zjarri në target.

ME TE LEXUARAT