Operacion për makinat luksoze në Elbasan, "Audi" i blinduar godet makinën e policisë

Aktualitet

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku një makinë luksoze qe dyshohet se ka qene e blinduar goditi një automjet të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Dyli Hatixhe" pranë tregut agro ushqimor të Elbasanit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia tha se ka qenë duke bërë kontrollin e makinave luksoze në kuadër të aksionit "Summer 2017".

Kontrolli i mjeteve po bëhej në kuadër të verifikimit të makinave luksoze dhe të trafikuara në momentin kur makina tip Audi ka goditur automjetin e policisë.

Në lagjen "Dyli Haxhire", është konstatuar një mjet luksoz, me targë AA 040 OJ, drejtuesit të të cilit iu kërkua të shoqërohej në polici, për verifikimin e dokumentacionit, tha policia.

Sipas saj, në momentin që mjeti po shoqërohej nga grupi Shqiponjat dhe nga një patrullë policie, një mjet tip "Audi" erdhi me shpejtësi dhe goditi mjetin e policisë, me targa MB 002 AA.

Në vendin e ngjarjes policia ka shoqeruar disa persona.

ME TE LEXUARAT