Gjykata e Lartë e rikthen në burg, por "Baroni i Drogës" është arratisur

Aktualitet

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Alket Hatiajn, i cili është dënuar nga drejtësia italiane me 20 vite burg.

43-vjeçari i cilësuar si Baroni i Drogës, u arrestua në 8 korrik nga policia në Durrës, por ai u la i lirë pas 3 ditësh nga Gjykata e Shkalles së Parë me argumentin se ai e kishte vuajtur njëherë këtë dënim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pak ditë më vonë, Apeli i Durrësit vendos të rikthejë ne burg Hatiajn i cili nuk gjendej nga policia në adresën të cilën kishte dhënë. Rekursin në Gjykatën e Lartë e kishte bërë mbrojtja e të shpallurit në kërkim, e cila kërkon të shpallet i paligjshëm ekstradimi drejt Italisë.

Alket Hatija është arrestuar në vitin 2008 në vendin tonë dhe ka kryer 6 vite burg duke u liruar në vitin 2014. Në vitin 2015, Gjykata e Milanos e dënon me 20 vite burg. Mbrojtja e tij pretendon se është dënuar për të njëjtin episod për të cilin klienti i tyre e ka kryer burgun.

Sipas prokurorisë italiane, në vitet 2003-2004 Hatija është arrestuar në Milano me 350 kilogramë heroine dhe 190 kilograme kokainë. Vlera e drogës kapte shifrën e rreth 40 milionë eurove.

ME TE LEXUARAT