Denoncimi/ Rama maipulon Dosjen "Habilaj" në favor të Saimir Tahirit

Aktualitet

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar fort sot menjëherë pasi Ministrja e Drejtësisë Etlida Gjoni, e deklaroi se është përkthyer dosja “Habilaj” dhe tashmë është dërguar në Prokurori.

Përmes një reagimi në Facebook, ish-kryeministrit Berisha deklaron se dosja është përkthyer keq dhe kjo është bërë me urdhër të Ramës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Punonjësi dixhital denoncon, manipulimin e përkthimit nga Rama me Don Agaçion të dosjes Tahiri - Habilaj!

I bëj thirrje prokurorisë së përgjithshme të hetojë këtë denoncim dhe të verifikojë saktësinë e përkthimit. sb

“Pershendetje Doktorr,jam punonjes ne ministrine e drejtesise dua te ju informoj se ne perkithimet e dosjes ster voluminoze Habilaj Tahiri te ardhur nga Italia me regjistrimet e bisedave te bandes ka futur duart thelle edhe kryeministri Rama.Gjithçka esht bere nden mbikqyrjen e rrepte te zyres se tije dhe konkretisht te sekretarit te pergjithshen Engjell Agaçi te cilit i dergohej cdo fashikull para se te pranohej si perfundimisht i perkthyer.Ketu peshperitet gjersisht se dosja esht redaktuar pra manipuluar ne favor te Sajmir Tahirit.Ju lutem anonim sepse gjthe keto dite ketu ne ministri esht terror i vertata mr respekt per ju.”

ME TE LEXUARAT