Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Vdes, vdes, vdes…”, mesazhi i Angjelinit para se të ekzekutohej në varrezat e Shkodrës

Angjelin Shkami është 32-vjeçari që u qëllua me armë zjarri ditën e sotme dhe u la i vdekur në vend në automjetin e tij, teksa po dilte nga varrezat në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja tronditi shkodranët, ndërsa i ndjeri Shkami nuk është emër i panjohur për policinë vendase. Ai vuante dënimin “arrest shtëpie”, për shkak se akuzohej për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa dyshimet e para ndaj atentatit të bërë ndaj 32-vjeçarit, vijnë nga pista e hetimit që ka të bëjë me hesapet e drogës.

32-vjeçari ishte aktiv në rrjetet sociale dhe shpesh publikonte foto e postime të ndryshme.

Në njërin prej tyre ai shpërndan një lloj citati për jetën që përfundon me fjalët ‘bëj çfarë të duash, në fund sërish të gjithë do vdesim”.

Në foton e publikuar prej tij shkruhej:
Pi duhan. Vdes.

Pi alkool. Vdes.

Dashuron. Vdes.

Gënjen. Vdes.

Jeto. Vdes.

Bëj çfarë të duash, në fund sërish të gjithë vdesim”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.