FOTO, Ja kush i vrau 2 vëllezërit nga Shkodra në prag të shtepisë

Aktualitet

esatEsat Dushaj është personi i dyshuar nga policia e Shkodrës si autor i vrasjes së 2 vëllezërve Shkami nga fshati Drishtë i ish komunës së Postribës.

Dy vëllezërit sapo kishin dalë nga shtëpia për të bërë vizita tek të afërmit për Vitin e Ri .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetëm 100 metra larg shtëpisë ato janë qëlluar me breshëri automatiku nga komshiu që u kishte zënë prit.

Për shkak të plumbave të shumtë që kanë marrë viktimat kanë ndërruar jetë brenda pak minutash në vendin e ngjarjes.

Krimi i dyfishtë ka tërhequr vëmendjen e gjithë fshatit që është mbledhur pranë vendit të ngjarjes.

Banorët shprehen se dy vëllezërit nuk njiheshin si persona me probleme perkundrazi kanë ndihmuar shumë banorë të zonës.

Nga hetimet e para dyshohej se ngjarja ka ndodhur pasi autori kishte kërkuar të fejohej me vajzën e njërit prej viktimave gjë për të cilën ishte penguar nga vëllezerit Shkami.

Më poshtë gjeni foton e 37-vjeçarit i cili është shpallur në kërkim nga policia.

ME TE LEXUARAT