"Turqi - Rusi"

Presidenti turk Erdogan telefonon Papa Françeskun

Mediat turke raportojnë se Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdoan dhe Papa Françesku kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë ditës së shtunë.

Në qendër të diskutimit ka qënë shqetësimi i përbashkët në lidhje me vendimin e Presidentit Trump për zhvendosjen e ambasadës amerikanë nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Burime nga presidenca turke, kanë njoftuar se Erdoan dhe Ati i Shenjtë kanë vlerësuar rezolutën e OKB mbi Jeruzalemin, duke theksuar nevojën e mbrojtjës së statusit të Jeruzalemit si qytet i shenjtë për Islamin, Krishtërimin dhe Judaizmin.

Kreu i Vatikanit ka bërë thirrje gjithmonë për paqe në Jeruzalem dhe të gjithë Tokën e Shenjtë, duke u lutur që mes palëve të rifillojë dialogu dhe të arrihet zgjidhja për një bashkëjetesë paqësore mes dy shteteve brenda kufijve të pranuar ndërkombëtarisht dhe reciprokisht.

Kjo është hera e dytë që Erdoan telefon Papën. Për herë të parë ata kanë biseduar më 7 dhjetor. Presidenti turk, për më tepër në të kaluarën kishte fërkimi me Atin e Shenjtë dhe disa kancelari evropiane. Por këto ditë Erdoan, ka shprehur vullnetin për rregullimi e marrëdhënieve me vendet e Bashkimit Evropian, duke planifikuar vizita në Francë dhe Vatikan./klan

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close