Prishja e marrëdhënieve me Greqinë/ Rama: Janë thashetheme nga firma “Çadër çizme”

Politikë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj krerëve të opozitës të cilët kanë bërë përgjegjëse Qeverinë për prishjen e marrëdhënieve me shtetin grek.

Duke e cilësuar aleancën e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit si firma “ÇÇ” “Çadër çizme”, Rama ka deklaruar se,- “ne do ti çojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë në një nivel të ri mirëkuptimi”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka lloj lloj kanakarësh të politikës së mbledhur tek ajo firma “ÇÇ” “Çadër çizme”, që thonë se ne qenkemi shkaktarë që u prishën marrëdhëniet me Greqinë. Por, ne do ti çojmë marrëdhëniet me fqinjët tanë në një nivel të ri mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me strategji për të dyja palët , të cilat do të jenë në tavolinë për të respektuar të drejtën për të qenë të barabartëë’, ka thënë Rama.

ME TE LEXUARAT