Gati për sulm, Erdogani presidenti Turk kthen raketat nga Siria

Aktualitet

Ushtria turke ka kthyer raketat në drejtim të Sirisë, ndërkohë që gjatë fundjavës së shkuar Presidenti Erdogan paralajmëroi një ndërhyeje ushtarake në veri të vendit që gjendet në një luftë të përgjakshme gjatë viteve të fundit.

Zonat e veriut të Sirisë janë vazhdimisht nën sulmin e tankeve dhe topave të ushtrisë turke, të cilat sulmojnë pozicionet e kurdëve të PDY, ndërsa është paralajmëruar edhe një ndërhyrje nga toka, përcjell Albeu.com.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ushtria turke ka hyrë dy herë deri më tani në Siri me qëllim parandalimin e krijimit të një korridori kurd, i cili fillon nga Iraku dhe synon të shtrihet deri në detin Mesdhe pranë qytetit të Latakias.

ME TE LEXUARAT