Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

Dëmi 9 milionë dollarë, zbulohen emrat e pesë biznesmenëve të arrestuar

Pesë biznesmenë u arrestuan mbrëmjen e të mërkurës me akuzën se kanë kryer një skemë mashtruese me rimbursimin e TVSH-në përmes falsifikimit të faturave.

Arrestimet janë kryer mbrëmjen e të mërkurës nga njësia Task Forcë e prokurorisë së Tiranës dhe policia e shtetit ndërsa gjashtë biznesmenë të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve të policisë mësohet se të arrestuar deri tani janë:

Dhimitraq Çelo

Bujar Morataj

Shkëlqim Hasani

Ruzhdi Murataj

Nevroz Lami

Indrit Sulaj

Dëmi i shkaktuar shtetit nga aktiviteti kriminal llogaritet në vlerën 9 milionë dollarë ndërsa rezulton se nën hetim janë edhe dhjetëra subjekte biznesi që dyshohet se kanë kryer të njëjtën skemë.

Zbardhja e kësaj skeme është arritur në bashkëpunim disa mujor mes drejtorisë së hetimit tatimor dhe Task Forcës së prokurorisë së Tiranës.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.