Vetëvrasje apo aksidentale? Zbulohet arsyeja e vdekjes së këngëtares

Showbiz

Miqtë e këngëtares së “The Cranberries”, Dolores O’Riordan, thanë se ajo ishte “shumë e dëshpëruar” para vdekjes së papritur.

Këngëtarja 46-vjeçare u gjet e vdekur në dhomën e hotelit, më 15 janar të këtë viti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tashmë, rreth 2 javë pas humbjes së saj, zbulohet se këngtarja e hitit “Zombie” ndërroi jetë për shkak të një mbidoze ilaçesh kundër dhimbjeve.

Informacioni vjen nga “Santa Monica Observere”, sipas së cilës në vendin e ngjarjes, afër trupit, policia ka gjetur doza të ilaçit “Fentanyl”, të falsifikuar.

“Fentanyl” është një lëndë narkotike shumë e fuqishme kundër dhimbjeve.

Bazuar në atë që transmetojnë mediat, bëhet fjalë për të njëjtin produkt farmaceutik, që shkaktoi vdekjen e këngëtarit Prince dhe ndoshta edhe atë të Tom Petty.

ME TE LEXUARAT