Serbia s’është e gatshme të bashkëpunojë për hetimin e krimeve të luftës në Kosovë

Kosovë&Rajon

Institucionet serbe nuk janë treguar të gatshme që të bashkëpunojnë në zbardhjen e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë gjatë viteve ‘98-'99.

Prokurorët e Kosovës kanë bërë kërkesa të vazhdueshme për zbardhjen e rasteve, ndërsa përgjigjet e kolegëve serb kanë qënë gjithmonë negative, raportojnë mediat kosovare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, tha se edhe përkundër përgjigjeve negative nga pala serbe do të vazhdojnë që të insistojnë të marrin informacione në zbardhjen e vrasjes së rreth 15 mijë persona nga forcat serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, e mbi 1600 persona të zhdukur.

“Prokurorët tanë kanë pasur kërkesa të vazhdueshme për individ që kanë qenë të involvuar në krimet e luftës në Kosovë. Normalisht kjo çështje deri më sot dihet  botërisht që Serbia ka refuzuar të bashkëpunojë në zbardhjen e krimeve të luftës gjatë luftës '98 e '99 dhe ne nuk do të reshtim së kërkuair për të gjithë ata individ që institucionet e Kosovës kanë fakte dhe dëshmi që janë të involvuar në krimet e luftës në Republikën Kosovës”,-u shpreh ministri i drejtësisë.

ME TE LEXUARAT