Kreu

Zbardhet përplasja me armë në Vlorë, në kërkim i riu me precedentë penalë

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme tek rreth rrotullimi i Çoles.

Pas një njoftimi të marrë më datë 27.01.2018, rreth orës 14:00, se në lagjen ” 24 Maji”, tek rreth rrotullimi i Çoles është dëgjuar një e shtënë me armë zjarri, është ngritur grupi hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i punës intensive, kqyrjes së kamerave dhe hetimeve ka rezultuar se:

Shtetasi Q.M., 34 vjeç, është afruar në këmbë pranë mjetit tip ”Renault Megane”, që drejtohej prej shtetasit O.Ç., 25 vjeç, dhe pasi janë konfliktuar për motive të dobëta e të çastit e ka kanosur këtë të fundit me armë zjarri pistolet duke qëlluar mbi automjet.

Si pasojë e të shtënës nuk ka patur të dëmtuar por vetëm thyerje të xhamave të mjetit.

Policia ka sekuestr struar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete dhe 2 automjetet e shtetasve të përfshirë në konflikt.

Në përfudim të kryerjes së veprimeve të para hetimore është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Q.M., si edhe po vijon puna për kapjen e ndalimin e tij.

Shtetasi Q.M., rezulton të jetë shtetas me precedent penal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

loading...

Artikuj te ngjashem

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close