Vdekja e nenes me dy femijet, hetuesit gjejne nje shishe me helm ne banese

Aktualitet
Vdekja e nenes me dy femijet, hetuesit gjejne nje shishe me helm ne banese

Mbetet e paqartë ajo që qëndron pas tragjedisë në familjen Lala në fshatin Ostren të Bulqizës, ku humbën jetën tre pjesëtarë, ndërsa në spital gjendet edhe një vajzë.

Grupi hetimor ka gjetur pranë banesës një shishe të vogël 50 gramëshe. Sipas News24, shishja çlironte aromë të rënde dhe pas analizave rezultoi se ishte preparat helmi qe perdorej per kultivimin e patateve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Familjarët thanë se ajo mbante pesticide për patatet, ndërsa është dërguar për ekzaminim në laborator për të zbuluar nëse ishte ajo shkaku që i mori jetën Rajmonda Tolës, vajzës së saj Rudinës dhe djalit Fationit. Kryefamiljari ishte në Greqi si emigrant.

Tragjedia natën midis të enjtes dhe të premtes, ndërsa ishte kunata e gruas ajo që zbuloi ngjarjen e rëndë thuajse rreth orëve të mesditës pasi dera e familjes nuk ishte hapur

ME TE LEXUARAT