Pas dhunës në jetimoren e Vlorës, kontroll në të gjitha shtëpitë e foshnjave

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar nisjen e kontrolleve në të gjitha institucionet që përkujdesen për fëmijë jetimë, pas skandalit të dhunës mbi të vegjlit jetimë në Shtëpinë e Foshnjes Vlorë.

Ministria njoftoi sot se  pas denoncimit në emisionin investigativ “Stop” ka ngritur grupin e kontrollit të përbërë nga punonjës të Agjencisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, Shërbimit Social Shtetëror dhe të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vlerësimin dhe trajtimin e fëmijëve mbi të cilët është ushtruar dhunë si dhe vlerësimin e situatës psikologjike të të gjithë fëmijëve të kësaj qendre të përkujdesit social. Ky grup do të bëjë gjithashtu vlerësimin e kushteve të ofrimit të kujdesit social për fëmijët si dhe të punës së të gjithë punonjësve të qendrës, me qëllim marrjen e masave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nisur nga kjo ngjarje, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nis nga Vlora, për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë, programin e vlerësimit me ekipe të specializuara, të përbëra nga psikologë, punonjës socialë dhe ekspertë të fushës, të cilët do të kryejnë vlerësimin e të gjithë fëmijëve që marrin shërbime në qendrat e përkujdesit në të gjithë vendin, qofshin këto qendra nën administrimin e pushtetit vendor siç është Shtëpia e Foshnjes në Vlorë apo qendra kombëtare të përkujdesit, në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Po ashtu, në bashkëpunim dhe me ekspertë të Ministrinë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve do të çelë progamin e vlerësimit të stafit që punon në qendrat rezidenciale dhe ato ditore në të gjithë sistemin, duke marrë masat për çdo rast që nuk arrin plotësimin e kritereve.

ME TE LEXUARAT