Shqipëria, mes vendeve më të lira – Media kanadeze: Turizmi kushton shumë pak, nuk ka “kurthe”

Kliko per me shume info

Shqipëria është një ndër pesë destinacionet më të lira turistike në Europë, thotë prestigjiozja kanadeze Troymedia në një shkrim të fundit. “Shqipëria është një destinacion perfekt për thuajse çdo gjë, që nga një pushim nga qyteti në një javë dembele në plazh”, thuhet në fillim të përshkrimit për vendin tonë. “Qyteti i Tiranës ofron për vizitorët mjaftueshëm familjaritet”, thuhet më tej.

Sa i përket plazheve, që janë edhe kartolina perfekte e Shqipërisë nëpër botë, shkrimi nënvizon faktin se ato mbeten kryesisht të paprekura, rrjedhojë e mungesës së turizmit, gjë që nga ana tjetër gjeneron edhe çmimet e ulëta. “Nuk ka kurthe për turistët në këtë vend, sugjeron shkrimi, duke saktësuar se, në Shqipëri mund të rrish dhe të qetësohesh për vetëm 20-30 euro në ditë maksimumi”.

Kliko per me shume info

 

Ndërkohë, katër shtetet e tjera europiane të përfshira në renditje janë: Polonia, Sllovakia, Kroacia dhe liqenet e Maqedonisë. Gjatë kohëve të fundit, Shqipëria është vendosur në fokusin e shumë mediave europiane sa i përket asaj që ofron turizmi, duke gjeneruar për rrjedhojë jo pak interes nga të huajt të cilët vizitojnë vendin tonë çdo vit e më shumë, sidomos gjatë muajve të verës, kur oferta turistike në vend prek edhe majat.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here