Greqi, arrestohet shqiptari pasi qëllon me thikë nënën e fëmijës së tij

Aktualitet

Një shqiptar në Greqi është arrestuar pasi ka plagosur me thikë një grua greke.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Nea Ionia’ në Volos, që u kaplua nga britmat e dhimbjes së gruas së re, raportojnë sot mediat helene. Sipas “Protothema”, në kulmin e një sherri në banesë mes gruas greke dhe shqiptarit, me të cilin ka një fëmijë, ai e ka qëlluar të renë me thikë në shpinë dhe pjesë të tjera të trupit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shqiptari (gjeneralitetet e të cilit nuk bëhet me dije nga raportimet e medieve greke), pas sulmit, doli nga banesa, hipi në makinën e tij dhe u largua. Por, u arrestua më pas nga policia. Në raportimet e medieve helene, nuk sqarohet nëse autori i plagosjes dhe 27-vjeçarja greke ishin të martuar.

E plagosura u transportua në spital me një autoambulancë, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

ME TE LEXUARAT