Opinion

Herën tjetër që do të hapni një kanaçe me pije, mos harroni të bëni këtë gjë!

Qarkullojnë histori nga më të ndryshmet dhe të “çmendurat” se çfarë ndodh nëse pini direkt nga kanaçja sapo e hapni.

Jo çdo gjë që thuhet dhe shkruhet është realisht ashtu, kështu që nuk ka vend për panik. Të jemi realistë, pjesa më e madhe e njerëzve, sidomos kur janë jashtë shtëpisë pinë direkt nga kanaçja pa e menduar dy herë nëse duhet apo jo. Janë shumë të paktë ato që mund ta fshijnë kanaçen përpara se ta hapin dhe të pinë. Është vërtet kështu apo jo?

Në fakt, kur kanaçet dalin nga fabrika, janë të gjitha të paketuara nga papastëritë dhe kështu çohen në supermarkete. Por duke qenë se ato mund të rrinë disa ditë në raftet e supermarketeve, është normale të grumbullojnë pluhura dhe të jenë të ekspozuara ndaj faktorëvë të ndryshëm edhe jo higjienikë. Por është absurde që ato të “ndoten” aq shumë sa të kenë nevojë të pastrohen me detergjentë përpara se të pini në to.

Herën tjetër që do të pini direkt nga kanaçja pa e kthyer atë në gotë, pastrojeni mirë me një pecetë të pastër, në mënyrë të atillë që të shmangni çdo papastërti të mundshme. Ishte më e thjeshtë sesa e mendonit apo jo?/Shije

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close