Policia e ka shpallur ne kerkim, ish-drejtori i ALUIZN-it ben homazhe per mikun e tij

Aktualitet
Policia e ka shpallur ne kerkim, ish-drejtori i ALUIZN-it  ben homazhe per mikun

Edhe pse është në kërkim nga Policia, pasi një hetimi të hapur nga Prokuroria për shpërdorim detyre lidhur mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti, kjo nuk e ka penguar ish-drejtorin e ALUIZNI-t në Durrës, Flamur Gjuzi, që ti shprehë nga arratia ku ndodhet ngushëllimet familjes së mikut të tij që humbi jetën një ditë më parë.

Kur policia e ka shpallur në kërkim, Gjuzi ka zgjedhur rrjetin e tij social në në fb për të sfiduar drejtësinë, për të bërë homazhe për ndarjen nga jeta e mikun e tij të ngushtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flamur Gjuzi shkruan në faqen e tij të Facebook se u përcoll në banesën e fundit miku dhe vëllai i tij, Ilir Tanko.

Në mesazhin e tij ish kreu i ALUIZNI-t i kërkon ndjesë që nuk ishte personalisht ti japë lamtumirën fundit, por shton se “ky është realiteti me të cilin jetojmë në këtë botë”.

‘Zoti po merr të mirët.

Pas Gencit sot u përcoll në banesën e fundit shoku, miku, vëllai tjetër i imi, Ilir Tanko. Më fal që nuk mund të isha pranë të të thosha lamtumirë sot, por ja që ky është realiteti në këtë botë që jetojmë. Lamtumirë Ilir, Ilirjan Tanko, në zemrën e të gjithë miqve që të deshën vërtetë do të jetosh përgjithmonë. Qofsh i xhenetit vëllai im.’shkruan Gjuzi.

ME TE LEXUARAT