Xhesika Polo nuk e fsheh më: Jam e dashuruar

Showbiz

Vetëm një fjalë” është produksioni më i ri muzikor i këngëtares Xhesika Polo, teksti i së cilës është realizuar nga vetë këngëtarja, ndërsa muzika nga vëllai i saj Marko Polo.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina” në televizionin “Klan”, Xhesika foli për herë të parë edhe për jetën e saj private. Këngëtarja pranoi se është shumë e dashuruar por ka vendosur që publiku ta njohë për arritjet profesionale e jo për jetën private.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Jam shumë e dashuruar, por unë kam vendosur të mos flas për jetën time private dhe zgjedh të flas vetëm për atë profesionale. Unë jam shumë e dashuruar , e lumtur dhe kaq. Ai nuk i përket botës së artit dhe unë realisht nuk do doja ti përkiste, sepse nuk do kishim atë hapësirën tonë.” – u shpreh Xhesika Polo.

ME TE LEXUARAT