Maradona: Barazimi i Argjentinës me Islandën është një gjë e mirë

Aktualitet

Argjentina nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë Kupën e Botës. Ai që ka zhgënjyer më shumë ka qenë Leo Messi që, përveçse ka bërë një paraqitje mesatare, ka gabuar edhe penalltinë që mund t’i kishte dhënë fitoren të tijve kundër Islandës.

Pavarësisht nisjes jo të mirë, Diego Armando Maradona, ka dashur t’i japë një mesazh argjentinasve: “Ne e kemi filluar një Botëror me humbje, jo me barazim”, ka kujtuar legjenda e bardhekaltërve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ka qenë ndeshja hapëse e Itali ’90 dhe, pavarësisht dëmtimeve të rënda, pavarësisht gjithçkaje, kemi dalë deri në finale, falë Goycoechea-s dhe sakrificës së të gjithë ekipit. Forca Argjentina!”.

ME TE LEXUARAT