Lajme

Messi flet për dështimin: E dhimbshme humbja e penalltisë

Futbollisti sulmues Lionel Messi kishte mundësinë t’i jepte Argjentinës fitoren në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2018 kundër Islandës, por humbi penalltinë e akorduar pas një ore lojë dhe kësisoj skuadra e Jorge Sampaoli nuk mund të shkojë përtej barazimit 1-1.

Messi e fitoi penalltinë, por goditja e tij u prit nga portieri Hannes Halldorsson.

Pas ndeshjes, numri 10 deklaroi: “U lodhëm shumë me synimin për të ndërtuar raste për shënim. Tani duhet të fitojmë ndaj Kroacisë. Kemi qenë superiorë ndaj Islandës, e provuam në të gjitha mënyrat për të fituar ndeshjes, por nuk mjaftoi.”

I pyetur për gabimin nga pika e bardhë, Messi shtoi: “Humbja e penalltisë ka qenë e dhimbshme. Nuk duhet të dëshpërohemi, e dinim që nuk do të ishte e lehtë. Jemi të mërzitur sepse meritonim të fitonim, por është e qartë se kemi mundësinë të kualifikohemi në dy ndeshjet e tjera në grup.”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close