“Furia e Kuqe” fiton, por vuan, Spanja merr tri pikët

Sport

Kombetarja e Spanjes ka marrë tri pikë të rëndësishme përballe Iranit, duke e mposhtur me rezultat 1-0, të mërkurën në kuadër të Grupit B. “Furia e Kuqe” ka arritur objektivin në këtë sfidë, por ka vuajtur, edhe pse ishte dominuese në loje.

Spanjollët vuajtën për të ardhur deri te fitorja. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërkaq, në fraksionin e dytë, skuadra spanjolle bëri më shumë presion, duke e kërkuar golin të cilin e gjeti në minutën e 54-të përmes sulmuesit Diego Costa për të cilin ky ishte goli i tretë në këtë Botëror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Edhe Irani kishte disa raste mjaft të rrezikshme, madje, një herë e çoi topin në rrjetë, por goli ishte anuluar për shkak të pozitës jashtë lojë.

Spanja arriti fitoren e parë në “Rusia 2018”, dhe tani ka katër pikë, ndërsa kualifikimin do ta kërkojë në ndeshjen fundit të këtij grupi kundër Marokut, takim ky që luhet më 25 qershor.

ME TE LEXUARAT