Politika

Reagon Bushati: Opozita në Tiranë nxin, unë kurrsesi nuk dua ta besoj

Reagon ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pas vendimit për shtyrjen e negociatave me një vit për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Bushati thotë se opozita në Tirane po “nxin” vendimin për Shqipërinë.

“Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë”, shkruan Bushati.

REAGIMI I PLOTË:

Vendet anëtare skicojnë rrugën e pakthyeshme drejt anëtarësimit, kuadrin kohor dhe hapat e instrumentet e ndërveprimit të Shqipërisë me Komisionin Europian. Opozita në Tiranë nxin. Unë kurrsesi nuk dua të besoj se partia, e cila kërkon të qeverisë vendin është mërzitur nga vendimi i mirë për Shqiptarët e jo për qeverinë. Por, preferoj të mendoj se akoma s’ka gjetur kohën e mjaftueshme të lexojë si duhet atë vendim.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close