Brazilianët fajësojnë dyshekët e hotelit për lëndimin e Marcelos

Aktualitet

Mbrojtësi i krahut të majtë ka luajtur vetëm 10 minuta në ndeshjen ndaj Serbisë. Marcelo ka ndjerë dhimbje në shpinë pas një dueli me lojtarët serb, në fitoren e Brazilit 2-0 dhe u desh të largohej nga loja shumë herët.

Sipas mjekut të kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar, lëndimi i Marcelos nuk është i rëndë, por ai dyshon se kjo ka ardhur si pasojë e krevateve jo të mira në hotelin ku janë akomoduar futbollistët e Brazilit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është herët për të dhënë një diagnozë të saktë”, ka thënë Dr Lasmar.

“Lëndimi mund të ketë ardhur si shkak i dyshekëve jo të mirë. Ndonëse nuk duket si diçka serioze, na duhet të presim disa ditë”.

Marcelo besohet se do të jetë i gatshëm për 1/8 e finales që Brazili e luan përballë Meksikës.

ME TE LEXUARAT