"Shumakerat" zbresin në rrugët e Shqipërisë, 223 km/h në Tiranë-Durrës, hiqen 39 patenta

Aktualitet

Nje numer prej 39 patentash jane hequr nga policia gjate planit te masave te fundjaves ne rrugen Tirane-Durres me qellim mbarevajtjen e trafikut rrugor.

Policia e cila beri me dije lajmin, tha se ne disa raste ka konstatuar shpejtesi tej cdo norme deri ne 223 kilometer ne ore.

Njoftimi i policise:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Radar=Parandalim aksidentesh=Jetë të shpëtuara. 140 km/h deri në 223 km/ h ekstrem, papërgjegjshmëri totale ndaj jetës .

"Mos shpejto të arrish aksidentin, familja po të pret". Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.

Kontrolle të shtuara në disa pika me Radar gjatë fundjavës, por jo vetëm në fundjavë, pasi kontrollet kanë vijuar sistematikisht.

Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 39 Leje Drejtimi për shejtësi tej normave të lejuara.

Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit.

Qëllimi jonë s'është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës, do shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të automjetit.

ME TE LEXUARAT