Vizitë surprizë e kancelares Merkel në Shkup, ja data dhe qëllimi

Kosovë&Rajon

Portali i Bashkimit Europian, ‘European Western Balkans’, ka njoftuar ditën e sotme se kancelaria Anxhela Merkel do të bëjë një vizitë ‘surprizë’ në Maqedoni, brenda kësaj jave.

Duket se Gjermania e konsideron Maqedoninë, si një nga pikat më delikate në Ballkanin Perëndimor dhe një vend ku përplasen shumë interesa gjeopolitike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sipas EWB do të vizitojë Shkupin më 8 shtator, vetëm tre javë përpara referendumit për Marrëveshjen e Prespës, që çoi në zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për emrin.

Vizita e Merkel provon kështu investimin direkt të Perëndimit për kryeministrin, Zoran Zaev, i cili e ka deklaruar hapur së fundmi se karriera e tij politike lidhet me rezultatet e referendumit. Gjermania ka qenë e angazhuar shumë në zhvillimet në Maqedoni aq sa caktoi edhe një të Dërguar të Posaçëm.

ME TE LEXUARAT