Zbardhen detaje, ja çfarë diskutoi Basha në mbledhjen e Grupit të PD

Politikë

Zbardhen të tjera hollësi nga takimi që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pati sot me grupin parlamentar demokrat disa orë para hapjes së sesionit të ri parlamentar. Burimet nga PD-ja bënë të ditur se prioritet mbetet “çlirimi i qeverisjes nga krimi,  pasi bashkëqeverisja e Ramës me krimin po shkatërron gjithçka."

"Në lidhje me Reformën në Drejtësi, janë 11 gjyqtarë të paktën të mbajtur jashtë rregullave, pasi janë të mbrojtur dhe lojtarë të Edi Ramës. Procesi i Vettingut është i korruptuar prej fillimit. Ndaj, fillimi i sesionit do të jetë nisje e transparencës për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që rrjeta e Vettingut nuk i kap, por i mban në drejtësi, ç’ka hedh ne erë parimet kryesore të reformës, - ka nënvizuar Basha. - Po synohet kapja e KLGJ dhe KLP dhe kjo është fare e thjeshtë me kapjen e GJK, prokurorisë dhe SPAK."

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu, theks kreu i opozitës i ka vënë ekonomisë: “Ekonomia po shkon me keq për shkak të korrupsionit galopant ndaj ne do të bëjmë evidentimin e koncesioneve korruptive”, ka thënë Basha.

ME TE LEXUARAT