Parlamenti i Egjiptit nis hetimet për humbjet në “Rusi 2018”

Aktualitet

Humbjet e kombetares në Botërorin “Rusi 2018” kanë nxitur parlamentin egjiptian që nis një hetim parlamentar rreth shkaqeve të disfatës.

Hetimi kryesor ka të bëjë me faktin se pse Federata zgjodhi Groznin si bazën e saj, pavarësisht faktit se të gjitha ndeshjet e ekipit do të zhvilloheshin shumë larg kryeqytetit të Çeçenisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu është konstatuar se në hotelin e përfaqësueses kishte gjithmonë hyrje dalje personash të famshëm, apo biznesmenësh që kërkonin të takonin Salah, duke shpërqendruar ekipin nga arsyeja e vërtetë për të cilën kishin udhëtuar drejt Rusisë.

Situata e pashpjegueshme është pse u lejua Salah të merrte pjesë në darkën me liderin çeçen, Ramzan Kadirov, i akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut.

Në atë darkë atë e bënë qytetar nderi, por rreth tij u krijua një ciklon mediatik që dëmtoi edhe ekipin.

ME TE LEXUARAT