Ngjarja në Mat! Gruaja bën dëshminë e fortë: Ata e goditën me shishe birre

Kliko per me shume info

Bashkëshortja e Kujtim Koxhës, autori i cili pak ditë më parë vr.au tre punonjës të Bashkisë në Mat dhe plagosi një tjetër deklaron se do ta mbështesë të shoqin, pavarësisht asaj që ka bërë.

Kliko per me shume info

Vjollca Koxha për ‘Panorama’ mohoi që i shoqi të ketë qenë një person i dhunshëm, por sipas saj është provokuar nga punonjësit e bashkisë. Ajo thekson se ata i kanë gjuajtur me shishe birre.

“Kemi 30 vjet bashkë dhe s’më ka dhunuar një herë. Nuk e di kush i thotë këto që ka qenë i dhunshëm dhe problematik në fshat. Ditën kur ndodhi ngjarja nuk kam qenë në shtëpi, por kam dëgjuar nga banorët e fshatit se viktimat e kishin gjuajtur Kujtimin me shishe birre, ndaj ka reaguar në këtë mënyrë se dy duar për një kokë janë”, u shpreh Vjollca.

Më tej ajo thekson se nuk do ta braktisë të shoqin, pavarësisht krimit të rëndë.

Ndërsa një ditë më parë familjarët e tjerë të vrasësit të trefishtë u shprehën për mediat se pas asaj që ka ndodhur janë ngujuar në banesë dhe nuk kanë guxim të dalin deri në oborr.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here