Ish-ministri ironizon Ramën, paralajmëron të tjera arrestime

Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë Rama1, Ylli Manjani pas arrestimeve të bujshme të fundjavës ka ironizuar Rilindjene kryesuar nga Kyeministri Edi Rama.

Në një postim në “Facebook” Manjani paralajmëron arrestimin e gjysmës së Lezhës, ndërsa thkson se gjithçka e bërë deri tani nga policia është thjeshtë fasadë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do burgoset gjysma e Lezhës për një vend, gjysma e të cilit ka plehra. Po na e shesin atë vend me çmimin e Karaibeve”,shkruan Manjani ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Sa ranë (rërë) politike ka hedhë Rilindja tek Rana e Hedhun aq të mira qofshin!

Do burgoset gjysma e Lezhës për një vend, gjysma e të cilit ka plehra. Po na e shesin atë vend me çmimin e Karaibeve.

Të krijohet ideja që fallsifikimi si shkencë ka lindur në Lezhë.

Ndërkohë në Riviere, perlën e bregut Rilindasit punojnë të qetë...

Askush nuk merret me masakrën korruptive shtetërore atje!

ME TE LEXUARAT