Lajmi i fundit

“Nuk ka të fortë para ligjit”, Ardi Veliu zbardh detajet e operacionit “Ndëshkimi i të Fortëve”

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në jnjë deklaratë për media ka bërë të ditur se “Që prej nëntorit 2017 kur nisi operacioni forca e ligjit janë goditur edhe disa anëtarë të grupeve kriminale. Operacioni ‘Volvo 4’ nuk pati dekonspirim. Policia e Shtetit ka ndërmarrë një tjetër operacion i koduar “ndëshkimi i të fortëve”.

Veliu u shpreh se në kuadër të tij janë bërë disa arrestime, që vijojnë si më poshtë:

“Janë arrestuar vetëm në kuadrin e këtij operacioni, mbi 300 persona në kontrollet pro aktive në territor, ndër ta:

Rreth 160 persona të identifikuar me precedentë apo prishës të rendit, të konsideruar si ‘të fortë’ janë ndaluar apo arrestuar, ndër ta rreth 70 vetë për armëmbajtje pa leje;

Gjithashtu janë kapur e arrestuar 154 persona për të cilët ka patur një urdhër kërkimi kombëtar dhe 14 të tjerë në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.
Ndër provat e sekuestruara gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj tyre në akset rrugore, banesa, lokale etj. janë sekuestruar 43 armë zjarri të llojeve të ndryshme, automjete dhe një sasi e konsiderueshme parash”.

Më tej Veliu ka këerkuar ndjesë publike personave që gjatë kontrollit të forcave të Policisë mund të jenë shqetësuar.

“Policia e Shtetit, duke përfituar nga rasti kërkon ndjesë, nëse në ndonjë rast kontrollet e ushtruara në ambiente publike krijojnë shqetësim, por e konsiderojmë më shumë rëndësi vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që tentojnë të sfidojnë autoritetin e shtetit, nën petkun e “të fortit”.

Nuk ka të fortë përballë autoritetit të ligjit!”

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!
Tags

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close